Shqipëria
Në kulmin e tensioneve për kufijtë detare
Është bërë e ditur se në brigjet e Karaburunit, grupi i xhirimit të Top Story pikas disa momente të veçanta. Anijet e Flotës Ushtarake Shqiptare kanë dalë në patrullim.
Është interesante të shohësh anijet kryesore të flotës të dalin në patrullim në këtë periudhë tensionesh për kufijtë detarë.
Kishte kohë që mungonte kjo lloj stërvitje që përfshin thuajse të gjithë kapacitetet e flotës shqiptare. Ky mesazh mobilizimi duket diçka krejt legjitime në këto kohë tensionesh, edhe pse flota shqiptare duket larg së qenit dinjitoze.
Në një prononcim, Vladimir Beja- “Sot pamë një stërvitje që nuk më mallëngjeu, por më zgjoi shpresën që Shqipëria do ketë flotë dinjitoze. Pamë stërvitje të lehtë të 5 anijeve, unë e kuptoj formacionin, bën mirë flota që patrullon. Deti shqiptar është pasuri e shtetit shqiptar”.
Aty në breg janë ende gjurmët e fortifikimit të kufijve gjatë regjimit komunist. Një numër kaq të madh bunkerësh dhe stacionesh zjarri artilerie është e rrallë ta gjesh diku tjetër.
Vladimir Beja: “Kam shërbyer 13 vjet 6 muaj në Sazan, ku 8 vjet kam qenë komandant i grupit anijeve të mbrojtjes detit territorial. Vetëm në Sazan kishim 12 karro-silurues dhe 6 anije, do t’i quaja moderne për kohën që mbikëqyrnin detin territorial. Këtu ku jemi do shihni mbeturinat e një baterie të fuqishme që hidhte predhën barabartë me 12 milje detare”.
Gjatë regjimit komunist, Shqipëria kishte përcaktuar me ligj 15 milje det territorial, që ishte kontestuar nga Shtetet e Bashkuara. Në vitet 1983-1986 disa fregata amerikane kishin matur pulsin e regjimit të kohës duke lundruar paralel me brigjet shqiptare, në largësi prej 12.5 miljesh.
Ksenofon Krisafi: “U shkel statusi i ujërave territorial në atë rripin prej 3 miljesh, dhe unë kam qenë punonjës i Ministrisë së Jashtme, dhe jemi informuar që çka do bëjmë? S’do bënim marrëzira të godisnim një anije, fregatë amerikane”.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave













