Lajme
Kosovë: Shkollat nuk do të mbyllen
Ndonëse është shtuar numri i rasteve me Covid-19 në shkolla, Ministria e Arsimit nuk parasheh mbylljen e tërësishme të institucioneve shkollore. MASH-i ka bërë të ditur se deri më tani nga 19 komuna janë raportuar gjithsej 54 mësimdhënës dhe 22 nxënës të infektuar.
Ky institucion në një përgjigje për KOHËN ka theksuar se shkollat nuk do të mbyllen, por do të organizojnë mësimin sipas udhëzuesit të përgjithshëm të Ministrisë, duke respektuar 3 skenarët: mësim në shkolla, mësim i kombinuar dhe mësim online, varësisht nga situata me pandeminë, përcjell Albinfo.ch.
“Aktualisht gjendja në shkolla është në rregull, shkollat po i respektojnë udhëzimet e MASH-it, MSH-së dhe IKSHPK-së. Përkatësisht, po operojnë bazuar në udhëzuesin e përgjithshëm të MASH-it për organizimin e mësimit në kushte pandemie dhe protokollin e reagimit ndaj pandemisë Covid-19”, thuhet në përgjigjen e MASH-it.
E kryeministri Avdullah Hoti nuk është përgjigjur nëse mund të mbyllen sërish shkollat në rast se përkeqësohet situata me pandeminë, por ka thënë se do të veprohet sipas protokolleve në fuqi.
“Në atë moment që paraqitet një rast ndiqen protokollet e nevojshme që i kemi zhvilluar edhe brenda bashkë me IKSHPK-në dhe me Ministrinë e Shëndetësisë duke ndjekur edhe përvojën ndërkombëtare të OBSH-së”, ka thënë ai.
Një ditë më parë Hoti ka paralajmëruar shtrëngim të masave nëse shtohen rastet me Covid, derisa ka thënë se rreziku nga një valë re e Covid-19 në Kosovë është shumë i madh. Përmes një statusi në Facebook ai ka shkruar se përqindja e nxënësve të testuar që kanë dalë pozitivë është e lartë dhe çon në rrezik të përhapjes së virusit.
“Të gjithë duhet të kemi mirëkuptim për shtrëngimin e masave në javët në vijim, që përfshijnë ndërprerje të tubimeve të mbyllura, kufizime të çdo aktiviteti ku mblidhen qytetarë, kontroll rigoroz të shkollave për përmbushje të masave për mbrojtjen nga Covid-19 dhe masa të tjera”, ka shkruar kryeministri.
Të hënën janë regjistruar disa raste pozitive në shkollat e Prishtinës. Në shkollën “Pjetër Bogdani” kanë rezultuar pozitivë 5 raste, prej tyre 3 mësimdhënës, 1 nxënës e 1 punëtor teknik. Kjo ka bërë që të mbyllet shkolla për dy javët e ardhshme.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












