Lajme
Austri: 21 rajone të reja si zona rreziku shumë të lartë COVID-19
Harta zyrtare COVID-19 e Austrisë kaloi ndjeshëm në të kuqe sot në mbrëmje, kur 21 rajone të reja u caktuan si zona me rrezik shumë të lartë infektimi.
Së bashku me katër rrethet, që janë shpallur tashmë zona të nivelit të lartë të rrezikut, rreth një e pesta e rajoneve të Austrisë tani duken të kuqe në hartë.
Komiteti i ekspertëve, që mbikëqyr sistemin e paralajmërimit, i vendosi ndryshimet në takimin e tij javor, pasi numri i rasteve të reja ditore COVID-19 arriti një rekord të ri prej 2 435 infektimesh, raporton ATSh, përcjell Albinfo.ch.
Sistemi i koduar me ngjyra u prezantua në fillim të shtatorit dhe përbëhet nga katër nivele: jeshil, i verdhë, portokalli dhe i kuq.
Niveli i kuq përcakton zonat me numër shumë të lartë të rasteve javore në lidhje me popullsinë, me një numër të lartë të rasteve, kur origjina është e paqartë dhe kur ka pak kontroll mbi grupet e infektimit.
E-Diaspora
-
Filmi ku luan aktorja nga Kosova, Luana Bajrami fiton çmim “Oscar” Regjisorja dhe aktorja kosovare me famë botërore, Luana Bajrami, bashkë me ekipin e filmit të saj... -
Në Bernë u mbajt manifestimi “Kurora e Lirisë” në përkujtim të Familjes Jashari -
Nuk dëbohen nga Zvicra dy kosovaret e dënuara për propagandim të ISIS-it -
Vjenë
14-vjeçarja shqiptare nga Vjena mahnit jurinë në “The Voice of Kids” në Gjermani -
Shqiptarët fitojnë katër ulëse në zgjedhjet komunale në Opfikon
Jeta në Zvicër
-
Abuzime seksuale ndaj fëmijëve në transmetime live: hetime që përfshijnë edhe qytetarë zviceranë Një investigim i medias zvicerane ka zbuluar një fenomen shqetësues të abuzimeve seksuale ndaj fëmijëve që... -
Adoleshenti spërkat sprej me piper – 45 nxënës të prekur -
Aeroplani zviceran u godit nga rrufeja dhe u detyrua të devijonte fluturimin -
Shefi i bankës Julius Baer merr 10 milionë franga më shumë se ai i UBS -
Aargau ka dëbuar më shumë kriminelë të huaj sesa ishte raportuar më parë














