Lajme
Sa na mbrojnë maskat? Studiuesit japonezë prezantojnë eksperimentin
Studiuesit japonezë kanë konfirmuar se maskat mund të ofrojnë mbrojtje nga grimcat e ajrit që përmbajnë koronavirus, por efektiviteti i tyre ndryshon shumë. Virologët në Universitetin e Tokios thonë se rezultatet e tyre bazohen në eksperimente reale me koronavirus, shkruan VoA, përcjell Albinfo.ch
Në këtë laborator janë dy manekinë përballë njëri-tjetrit, njëri prej tyre është i pajisur me një pompë që injekton virusin.
Studiuesi përdor kokën e manekinit për të simuluar kollitjen.
Manekini tjetër imiton frymëmarrjen duke thithur grimcat e virusit.
“Ne bëmë një simulim ku një person kollitet dhe shpërndan virusin ndërsa tjetri e thith atë,” shpjegon profesori i virologjisë Yoshihiro Kawaoka.
“Ne krahasuam tre lloje të ndryshme maskash: prej pambuku, kirurgjikale dhe maskën N95. Maska N95 ishte më e mira. E dyta është ajo kirurgjikale dhe e treta maska prej pambuku.”
Por profesori thotë se maskat nuk janë zgjidhja e përsosur.
“Nuk ka dyshim se maskat zvogëlojnë sasinë e virusit që hyn në trup, por nuk duhet ta mbivlerësojmë efektshmërinë e tyre,” shpjegon studiuesi.
Takemasa Sakaguchi, Profesor i Virologjisë në Universitetin Hiroshima analizoi rezultatet e studimit dhe thotë se ato janë interesante sepse përdorimi i koronavirusit të vërtetë në eksperimente është diçka e rrallë.
“Në eksperiment u përdor koronavirus i vërtetë. Unë shoh përpjekjen që ata bënë për të marrë rezultate sa më afër aktualitetit. Besoj se rezultati është shumë i ngjashëm me situatën reale“, tha profesor Sakaguchi.
Në rrugë të gjithë duket se mbajnë maska, por jo të gjithë janë të mbrojtur njëlloj.
Zhang Bohan, student kinez që mëson gjuhën japoneze thotë: “Tokioja ka rreth 200 raste të reja infeksioni çdo ditë, prandaj mendoj se të paktën në Tokio, ne duhet të mbajmë maskë.”
Shumë njerëz në Tokio mbanin maska edhe përpara pandemisë.
“Jam mësuar të mbaj maskë sepse kam kollën e mirë. E mbaj edhe për t’u mbrojtur nga gripi, sidomos në dimër. Gjatë verës është pak e vështirë sepse bën nxehtë, por gjithsesi nuk është problem të mbash një maskë“, thotë Megumi Mochizuki.
Studimi tregon se maskat ofrojnë shkallë të ndryshme mbrojtjeje dhe se do të ishte e gabuar që njerëzit ta mendojnë veten plotësisht të mbrojtur sa herë që vënë maskën.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












