Lajme
E konfirmon ministri austriak: Njëri prej sulmuesve ishte Kujtim F. nga Maqedonia e Veriut
“Ai ishte pajisur me një rrip shpërthyes dhe një armë automatike të gjatë, një pistoletë dhe një hanxhar për të kryer këtë sulm të tmerrshëm ndaj qytetarëve të pafajshëm”
Vrasësi, i cili u qëllua nga policia në sulmin në Vjenë, ishte 20 vjeçar dhe kishte prejardhje nga Maqedonia e Veriut. Ai gjithashtu kishte një të kaluar kriminale duke marrë pjesë në organizata terroriste.
Sipas Ministrit të Brendshëm, Karl Nehammer, Kujtim F. ishte një mbështetës i organizatës terroriste “ISIS”, raporton APA, përcjell albinfo.ch.
Ai ishte dënuar me 22 muaj burg më 25 prill të vitit 2019 për përpjekjen që të udhëtojë drejt Sirisë, ku do t’i bashkohej ISIS-it. Më 5 dhjetor, ai u la i lirë me kusht.
Kujtim konsiderohej si i ri dhe kështu shfrytëzoi privilegjin e Ligjit për të Mitur (JGG). Djaloshi 20-vjeçar u qëllua për vdekje nga forcat e policisë pranë Ruprechtskirche, tha ministri i brendshëm.
“Ai ishte pajisur me një rrip shpërthyes dhe një armë automatike të gjatë, një pistoletë dhe një hanxhar për të kryer këtë sulm të tmerrshëm ndaj qytetarëve të pafajshëm”, tha ai.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












