Lajme
Joe Biden tashmë ka fituar më shumë vota se çdo kandidat në histori
Kandidati demokrat për presidencën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden tashmë ka fituar më shumë vota nga të gjithë kandidatët në historinë e zgjedhjeve amerikane, me shumë fletë votimi që ende nuk llogariten.
Biden theu rekordin e mbajtur nga ish-presidenti i SHBA Barack Obama, i cili fitoi 69,498,516 vota në vitin 2008, raporton ”The Guardian”, përcjell Albinfo.ch.
Numri i votave që Biden mori aktualisht është 69,759,833, por numërimi është ende në proces dhe ky numër sigurisht që do të rritet.
Kundërshtari i tij Donald Trump fitoi 67,160,663 në zgjedhjet e vitit 2016.
Kujtojmë, në SHBA votimi përfundimtar nuk sjell fitore, por votat elektorale nga shtetet federale duke pasur parasysh që secili shtet sjell një numër të ndryshëm të zgjedhësve.
Biden aktualisht ka 227 vota elektorale dhe Trump 213, ndërsa nevojiten 270 vota për të fituar.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Seminari sekret i Zvicrës për penalltitë dha rezultat në Botëror














