Lajme
Rinumërimi i votës në shtete të ndryshme të SHBA
Kryetari i i ekipit elektoral të Presidentit Trump tha se do të kërkojë rinumërimin e votave në Uiskonsin. “Presidenti është brenda kufirit të lejueshëm për të kërkuar rinumërimin dhe do ta bëjmë këtë menjëherë,” u shpreh zëdhënësi Bill Stepien, raporton Voa, përcjell Albinfo.ch.
Ja se si funksionon rinumërimi i votave në shtetet me rezultate të afërta në këto zgjedhje:
NEVADA nuk ka rinumërim automatik votash, por një kandidat i cili ka humbur, mund të kërkojë rinumërim, pavarësisht nga përqindja e humbjes. Rinumërim duhet të kërkohet brenda tre ditësh pasi të ketë përfunduar numërimi i votave. Paguan kandidati që kërkon rinumërimin.
UISKONSIN nuk ka rinumërim automatik votash, por mund të kërkohet një rinumërim i plotë ose i pjesshëm nëse përqindja e humbjes është më e vogël ose e barabartë me 1 përqind. Kërkesa duhet të bëhet në ditën e parë pas numërimit të votave. Paguan kandidati që kërkon rinumërimin, nëse përqindja është më shumë se 0.25 e votës së përgjithshme.
MIÇIGAN ka rinumërim automatik. Rinumërimi kërkohet nëse diferenca është më pak ose e barabartë me 2,000 vota. Kërkesa për rinumërim duhet të bëhet brenda 48 orësh pas përfundimit të numërimit të votës. Paguan kandidati që kërkon rinumërimin.
PENSILVANIA ka rinumërim automatik. Rinumërim është automatik nëse diferenca e fitores është më e vogël ose e barabartë me 0,5 përqind. Dy mënyra të tjera për kërkimin e rinumërimeve janë: kërkohen nënshkrimet e të paktën tre votuesve që vërtetojnë një gabim në numërimin e votave dhe shkohet në gjykatën e shtetit ku ngrihet padi që pretendojnë mashtrim dhe gabime në procesin e votimit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Seminari sekret i Zvicrës për penalltitë dha rezultat në Botëror















