Lajme
Biden drejt fitores, ngushton epërsinë e Trumpit edhe në Georgia
Rrugët drejt fitores mbeten në garën presidenciale të SHBA-së si për Donald Trump, ashtu edhe për Joe Biden, por Biden ka më shumë gjasa për të fituar, përcjell albinfo.ch.
Sipas raportit të The Guardian, Biden kryeson me numrin e votave të Kolegjit elektoral 264-214, pasi ai u shpall fitues në Michigan dhe Wisconsin të mërkurën dhe Trump fitoi një votë në Maine.
Shtimi i Alaskës për Trumpin – votat e së cilës nuk janë deklaruar, por ku rezultati nuk është në dyshim – i jep presidentit 217 vota elektorale.
Dhe, ndërsa afrohej mbrëmja e së mërkurës në SHBA, katër shtete mbetën të deklarohen: Nevada, Karolina e Veriut, Georgia dhe Pensilvania.
Nga ana tjetër, prej fillimit të numërimit, Partia Republikane e presidentit të tanishëm ka qenë në epërsi në Georgia, por dallimi në vota mes kandidatëve tash nuk është aq i madh.
Ky dallim ishte dhjetëra-mijëra vota, ndërsa tani epërsia e Trumpit ndaj Bidenit në këtë shtet është vetëm rreth 23 mijë vota, sipas të dhënave të televizionit CNN.
Rrugët e Trumpit
Që Trump të gjejë 53 votat elektorale që i duhen, ai do të duhet të fitojë Pensilvanian, plus të tre shtetet e tjera.
Por pasi një pjesë e madhe e votave demokratike mbetet të arrihet në Filadelfia dhe Pittsburgh, do të thotë se Trump mund të ketë vështirësi.
Rrugët e Bidenit
Biden ka më shumë rrugë për të siguruar gjashtë votat e tij të mbetura elektorale. Një rrugë qëndron përmes Pensilvanisë, nga e cila do të fitonte 20 vota.
Pa Pensilvanian, Biden mund të fitonte në Nevada, ku ai mbajti një epërsi të qartë, por të ngushtë.
Një fitore e Biden në secilin prej dy shteteve – Georgia ose Carolina e Veriut – pothuajse me siguri do të thoshte edhe një fitore e përgjithshme për Biden. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA Ansambli shqiptar në Illinois performoi me valle tradicionale para ndeshjes së Chicago Bulls, duke e kthyer... -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë -
SHBA
Shqiptarja nga Kosova pranohet në një nga specializimet më konkurruese në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Zvicra kryeson Evropën për jetëgjatësi, gratë jetojnë më gjatë se burrat Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2024, mesatarja e jetëgjatësisë në Zvicër është 84.2 vjet,... -
Zvicër
Kaos në Gotthard: Kolonë 19 kilometra dhe mbi 3 orë pritje drejt jugut -
Banorët në Bazel ankohen për akomodimin e azilkërkuesve -
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët -
Rrezik i shtuar nga ortekët në Zvicër gjatë Pashkëve














