Lajme
Zvicër: 10,128 infektime dhe 62 vdekje, në 24 orë
Mesatarja e rasteve të regjistruara në 7 ditët e kaluara është 7784 ose 13 për qind më shumë se në javën e kaluar
Sipas raportit të fundit, BAG ka bërë të ditur se 10,128 infektime janë shënuar në 24 orët e fundit dhe 62 vdekje, transmeton albinfo.ch.
Virusi Korona vazhdon të përhapet në Zvicër. Sot, më 5 nëntor, Zyra Federale e Shëndetit Publik raportoi rritje rastesh të konfirmuara nga laboratori nga ditët e tjera.
Tani në Zvicër janë 202,504 infeksione të konfirmuara nga laboratori gjithsej.
Mesatarja e rasteve të regjistruara në 7 ditët e kaluara është 7784 ose 13 për qind më shumë se në javën e kaluar.
Shkalla pozitive në një mesatare 7-ditore aktualisht është 26.9 për qind. Kjo do të thotë se nga 100 teste, mesatarisht 27 teste ishin pozitive.
Numri mesatar i testeve të realizuara është 31,020 në ditë dhe kështu është rritur me 12 për qind krahasuar me javën e mëparshme.
Kantonet aktualisht raportojnë 3,336 njerëz që po trajtohen në spitale për Covid-19. Kjo është 44 për qind më shumë se në javën e kaluar.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet
Jeta në Zvicër
-
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur Tre burra nga Maqedonia pësuan lëndime të lehta dhe të mesme. Një burrë nga Kosova, një... -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë?











