Lajme
Biden e thellon epërsinë edhe në Pensilvani
Është bërë e ditur se kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i është afruar edhe më shumë fitores së zgjedhjeve pasi e ka thelluar epërsinë ndaj rivalit Donald Trump në Pensilvani, shtet kyç që ka më së shumti vota në Kolegjin Zgjedhor nga shtetet që ende janë të pavendosura, përcjell albinfo.ch.
Në natën kur filloi numërimi dhe në ditën pasuese, republikani Donald Trump kishte epërsi prej qindra-mijëra votash në këtë shtet, por rezultati u përmbys të premten, kur Bideni kaloi për herë të parë në epërsi. Fillimisht, epërsia e tij ishte rreth pesë mijë vota, por ajo po vazhdon të thellohet.
Ndërkohë disa orë më vonë, dallimi mes dy kandidatëve u rrit në mbi 13 mijë vota në të mirë të Bidenit, ndërsa aktualisht epërsia e ish-nënpresidentit amerikan ndaj presidentit të tanishëm ka shkuar në mbi 28 mijë vota, sipas të dhënave të televizionit CNN.
Përpos në Pensilvani, Joe Biden është duke qëndruar në epërsi edhe në Georgia, Nevada dhe Arizona, ndërsa Trumpi aktualisht është në epërsi vetëm në Karolinën Veriore.
Ndryshe, të premten u paralajmërua se votat në Georgia do të rinumërohen për shkak të rezultatit të ngushtë, por kjo nuk do të ndikonte në fitoren e Bidenit, nëse ai fiton në Pensilvani.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, përfshirë bashkatdhetarët... -
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci
Jeta në Zvicër
-
Zvicra dhe Austria planifikojnë blerje të përbashkëta të armatimit Zvicra dhe Austria kanë vendosur të thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, duke planifikuar blerje të... -
Të ardhurat shtesë pa taksa? – Debat në Zvicër për bakshishet -
Nënkontraktorët e DHL-së në Zvicër paralajmërojnë rrezik falimentimi -
Model i ri banimi në Zvicër: Sa më shumë banorë në një apartament, aq më e ulët qiraja -
Një valë e re nxehtësie godet Zvicrën, alarm për valë të nxehti në disa rajone frëngjishtfolëse













