Lajme
Ndotja e ajrit në Evropë, në nivele të larta
Italia ka shkelur “në mënyrë të vazhdueshme” rregullat e Bashkimit Evropian kundër ndotjes së ajrit, ka thënë Gjykata Evropiane për Drejtësi të martën, duke mbrojtur veprimet ligjore të Brukselit kundër Romës.
“Vlerat ditore dhe ato vjetore të grimacave PM10 janë tejkaluar në baza të rregullta” në zonat e theksuara nga Komisioni Evropian, në një procedurë të nisur dy vjet më parë, ka thënë gjykata përmes një deklarate.
Përveç kësaj, “Republika italiane ka dështuar që të miratojë masa të reja”, që kërkohen nga Direktiva e BE-së për Kualitet të Ajrit, e cila tenton të zvogëlojë ndotjen e ajrit në Evropë, transmeton tch, përcjell Albinfo.ch.
PM10 u referohet sasisë të grimcave që ndotin ajrin në mikron për metër kub.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se grimcat ndotëse të ajrit, më të vogla se 10 mikronë mund të arrijnë në mushkëri dhe ato më të vogla se 2.5 mikronë mund të shkaktojnë shkallë më të lartë të vdekshmërisë për shkak të kancerit në rrugët e frymëmarrjes dhe ato kardiovaskulare.
Agjencia Evropiane e Ambientit vlerëson se 374,000 vdekje të parakohshme mund të raportohen në baza vjetore si pasojë e ajrit të ndotur në BE.
Përveç Italisë, edhe disa shtete të bllokut evropian janë duke u vëzhguar nga Brukseli për këtë çështje.
Gjykata Evropiane për Drejtësi ka gjetur vitin e kaluar se Franca nuk është duke respektuar nivelet e dioksidit të azotit, andaj muajin e kaluar Komisoni Evropian ka dërguar Parisin në gjyq për ndotje të ajrit.
Polonia, po ashtu, është dërguar në gjyq më 2018, për tejkalim të niveleve të ndotjes së ajrit.
E-Diaspora
-
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi "Shpallja Qytetar Nderi buron nga mirënjohja e thellë për punën e tij të palodhshme të përhapjes... -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër -
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen
Jeta në Zvicër
-
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental Pas vitesh problemesh me vrimat në djathin Emmental, prodhuesit zviceranë të djathit tani lejohen të përdorin... -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë -
Erë dhe stuhi e fortë për dhjetë ditë, pse kaq gjatë? -
Gjashtë qytetet e preferuara të zviceranëve jashtë vendit -
Llogaritë e Kantoneve për vitin 2025 mbyllen kryesisht me fitim











