Lajme
Gjermania pritet t’i ketë rreth 15 milionë vetura elektrike deri më 2030
Gjermania do të duhet t’i ndërtojë rreth 440 mijë stacione për rimbushjen e veturave elektronike deri në vitin 2030.
Këtë të dhënë e ka bërë publike një studim i porositur nga Ministria e Transportit në Gjermani, që u publikua të enjten, shkruan Rel, përcjell Albinfo.ch.
Studimi gjeti se pas dhjetë vjetësh në rrugët e Gjermanisë do të qarkullojnë rreth 14.8 milionë vetura elektrike.
Aktualisht, Gjermania ka vetëm 33 mijë stacione publike për rimbushje të veturave elektrike.
Studimi parashikoi që dy të tretat e hapësirave private të parkimit deri në vitin 2030 do të kishin një pikë për rimbushjen e veturave, por ato do të siguronin vetëm 41 për qind të energjisë elektrike të nevojshme për automjetet.
“Për më tepër, pikat publike të rimbushjes janë një domosdoshmëri”, thotë studimi.
Në qytete ishte i nevojshëm një stacion publik i rimbushjes për 14 automjete, ndërsa, në fshat, sipas studimit, duhej vetëm një për 23 automjete.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














