Lajme
Haxhi Robin Krasniqi rrëfen sfidat deri te titulli i kampionit
Në kuadër të konferencës ‘Diaspora 2020’ është duke u zhvilluar një bisedë e drejtpërdrejtë mes dy sportistëve të njohur ndërkombëtarë me prejardhje nga Kosova. Lorik Cana dhe Haxhi Krasniqi po debatojnë për sukseset dhe sfidat e tyre gjatë ndërtimit të karrierës larg vendlindjes, shkruan Albinfo.ch.
“Do të ndajmë disa momente të rrugëtimit tonë. Është dëshira ime si Lorik, si sportist edhe si shqiptar do të doja të delëgjoj Robinin si e ka perjetu karrierën dhe suksesin”, u shpreh Lorik Cana në hyrje të këtij bashkëbisedimi.
Robin Krasniqi tha se është kënaqësi për të që përmes kësaj platforme të bashkëbisedojë me futbollistin e njohur Lorik Cana. Krasniqi foli për ndjenjën e të qenit kampion bote, shkruan tutje Albinfo.ch.
“Çdo ditë kur zgjohem them se a është e vërtetë që zgjohem si kampion bote dhe çdo ditë po e shijoj. Falënderoj Zotin që po e përjetoj. Këtë fitore ia kam uruar edhe gjithë kombit shqiptar. Edhe pse nganjëherë kam pasur sakrifica, shqiptarët e dinë se nuk jam dorëzuar”, theksoi kampioni Krasniqi.
Ndërsa Lorik Cana e pyeti për udhëtimin ndër vite të ndërtimit të karrierës si sportist, Krasniqi tregoi fillet e para të ëndrrës së tij.
“Kam ardhur këtu në vitin 2004 dhe gjithmonë ëndrra ime ka qenë të jem bokser profesionist. Gjermania na e dha këtë mundësi. Në Kosovë nuk jam marrë, se në Junik nuk i kemi pasur mundësitë. Por me disa shokë të shkollës e kemi pasur nje klub të karates, ku kemi ushtruar kryesisht në shkollë apo në mal. Por, ka pasur shumë pak kushte”, tha Krasniqi.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












