Lajme
Rita Ora: Do t’iu bëj krenarë gjithmonë
Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Rita Ora e cila tashmë ka një famë ndërkombëtare ka qenë pjesë e konferencës “Diaspora 2020” duke përmbyllur kështu këtë konferencë me një bashkëbisedim me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Ora ka rikthyer në kujtësë koncertin e saj në Tiranë ku theksoi se ka qenë një ndjenjë e papërshkrueshme e saj. “Ka qenë aq bukur, sa herë më kujtohet më vie të qaj”, theksoi Ora, raporton Albinfo.ch
Gjatë këtij bashkëbisedimi, këngëtarja shqiptare u interesua për menaxhimin e gjendjes së pandemisë në Shqipëri derisa premtoi se kurdo që të ketë mundësi do ti bëjë krenar shqiptarët.
“E dua krejt botën. Faleminderit që më dëgjuat. Do të ju bëj krenare çdo ditë”, tha Rita Ora, përcjell tutje Albinfo.ch.
Derisa kryebashkiaku i kryeqytetit shqiptar, Tiranës falënderoi organizatorët e konferencës “Diaspora 2020” duke dërguar një mesazh për të gjithë shqiptarët.
“Ne kemi një diasporë fantastike. Nëse ne punojmë bashkë në të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarët ne do të ecim përpara. Ne kemi mbijetuar dhe kemi kaluar shumë histori dhe tani na duhet të ecim përpara. Kemi lënë prapa shumë luftëra. Ajo çfarë keni bërë ju është fantastike. I falënderoj organizatoërët e konferencës për këtë mundësi”, u shpreh Veliaj.
“Rita të duam shumë”, tha Veliaj në përmbyllje të këtij bashkëbisedimi.
E-Diaspora
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje Bëhet e ditur se Baleti Kombëtar i Kosovës, do të realizojë edhe një paraqitje tjetër të...
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
Jeta në Zvicër
-
Komiteti parlamentar zviceran kërkon 15 milionë CHF për Kampionatin Evropian të Futbollit për Femra 2025 Një komitet i Dhomës së Përfaqësuesve të Zvicrës ka votuar në favor të një propozimi për...
-
Presidenti i SNB-së paralajmëron për goditje të mundshme inflacioni në Zvicër
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
-
SNB, 58.8 miliardë fitim neto në tremujorin e parë
-
Konsumatorët zviceranë kanë më shumë para, por më pak fuqi blerëse