Lajme
Zgjedhjet e 25 prillit, më të shtrenjtat në historinë e Shqipërisë
25 prilli do të jetë procesi elektoral më i kushtueshëm në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përllogaritur shumën që nevojitet për instalimin e pajisjeve nëpër qendrat e votimit dhe rezultati ishte disi i kripur për financat shqiptare, 16 milionë euro, raporton euronews, transmeton Albinfo.ch.
Në total për 25 prillin do të ngrihen 5274 qendra votimi dhe është parashikuar që kompania fituese duhet të sigurojë edhe një sasi pajisjesh elektronike rezervë dhe në total do të nevojiten rreth 5400 të tilla me një kosto prej 3 mijë eurosh një.
Por tek kjo shumë parash nuk përfshihen shpenzimet e tjera si dy projektet pilot për votimin dhe numërimin elektronik, instalimi i kamerave nëpërmjet qendra votimi, apo edhe paratë për të blerë edhe fletët e votimit.
Këtë shumatore Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do ta paraqesë në tryezën e kabinetit qeveritar, i cili ditën e mërkurë është i detyruar të alokojë fondet nga buxheti i shtetit, i cili këtë vit ka qenë mëse i dërrmuar nga Covid-19.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën Një studim i ri i Universitetit të Friburgut në Zvicër ka zbuluar se kjo ndodh falë... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres











