Lajme
Aeroporti i Frankfurtit, gati për transportin e vaksinës anti-Covid
Ndërsa një varg vaksinash antiCovid janë pranë miratimit, stafi në aeroportin e Frankfurtit ka filluar të marrë masat për menaxhimin e një sfide logjistike të paprecedentë që është ajo e transportimit të kapsulave jetë-shpëtuese në të gjithë botën.
Ai i Frankfurtit është aeroporti më i madh në Evropë për transportin e mallrave farmaceutike, dhe performanca e tij do të jetë thelbësore në suksesin e imunizimit të miliona njerëzve kundrejt koronavirusit vdekjeprurës.
“Konteinerët janë në gjendje të ngrohen dhe ftohen duke mbajtur kështu temperaturën gjatë transportit në gjendje stabël e kjo do të ishte shumë e rëndësishme për vaksinën antiCovid”.
Përgatitjet në fakt janë të ethshme, veçanërisht tani kur vaksinat janë të afërta…ndaj për drejtuesit e aeroportit, është thelbësore që të mendohet për gjithçka. Për ta, kjo është një sfidë me të cilën nuk janë përballur asnjëherë më parë ndaj ka lindur edhe nevoja për plane rezervë, nëse ata fillestarë nuk do të mund të funksionojnë. Vaksina antiCovid do të transportohet kryesisht gjatë vitit të ardhshëm, shkruan tch, përcjell Albinfo.ch.
Sidoqoftë, siç ndodh edhe me vaksinën e gripit, që është e nevojshme në mënyrë të përsëritur, me gjasë, transporti i vaksinave do të jetë një rutinë që do të përsëritet çdo një apo dy vjet.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












