Lajme
Karantina 14-ditore e koronavirusit mund të shkurtohet
Udhëzimi i ri nga Qendra Amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) thotë se periudhat e karantinës mund të jenë më të shkurtra se 14 ditë, për disa njerëz të ekspozuar ndaj Covid-19.
CDC vazhdon të rekomandojë karantimin për 14 ditë si mënyra më e mirë për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së Covid-19, tha Dr Henry Walke, megjithatë ai shtoi se ekzistojnë “dy periudha alternative të pranueshme” të karantinës.
Sipas tij, karantina mund të përfundojë pas 10 ditësh pa një test Covid-19 nëse personi nuk raporton asnjë simptomë, ose pas shtatë ditësh me një rezultat negativ të testit, nëse personi nuk ka raportuar asnjë simptomë.
“Njerëzit që janë ekspozuar ndaj virusit duhet të jenë të vëmendshëm për simptoma për 14 ditë, veçanërisht nëse përfundojnë karantinën më herët”, tha Walke.
Ulja e ditëve të karantinës mund të zvogëlojë mbinagarkesën në sistemin e shëndetit publik, pasi infeksionet e reja po rriten shpejt, dhe të ulë nivelin e stresit te personat e karantinuar.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë Lokalet do të qëndrojnë të hapura gjatë gjithë natës për ndeshjen historike të Zvicrës në Botëror... -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku -
Zvicra, vendi ku lumenjtë janë pjesë e jetës së përditshme: edhe udhëtimi për në shtëpi bëhet me not -
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën












