Lajme
Klinton, Bush dhe Obama, vullnetarë për t’u vaksinuar para kamerave
Ish-presidentët Barak Obama, Xhorxh Bush dhe Bill Klinton, kanë dalë vullnetarë për t’u vaksinuar live para kamerave, në përpjekje për të bindur njerëzit të vaksinohen.
Zyrtarë të stafit të presidentit të 43 të SHBA-së, Xhorxh Bush, kanë kontaktuar me ekspertët më të njohur në vend në përpjekje për të parë se si mund të ndihmojnë me promovimin e vaksinës. Edhe sekretarja për shtypin e ish-presidentit Klinton, tha për CNN se ai do të ishte i gatshëm të vaksinohej në publik me qëllim promovimin e vaksinës.
Ndërsa ish-presidenti Obama tha në një emision televiziv se nëse Anthony Fauci do të thoshte se vaksina është e sigurt, ai do ta besojë atë.
“Mund të përfundoj duke u vaksinuar para kamerave, ose duke e filmuar atë, në mënyrë që njerëzit ta dinë se unë i besoj shkencës dhe ajo që unë nuk dua është të prekem nga koronavirusi”, tha Obama.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë













