Lajme
Abazoviq në parlament: Nuk jam as serb, as malazez – jam pjesëtar i komunitetit që e keni shtypur
Qeveria që deputetët po diskutojnë është e para në historinë e këtij vendi që përfaqëson vullnetin e popullit, tha sot në Parlamentin e Malit të Zi, kreu i koalicionit “E bardha në të zezë”, Dritan Abazoviq.
Ai akuzoi partinë e presidentit malazez, Milo Gjukanoviq, DPS-in për situatën katastrofike në vend.
“Mos harroni se ne arritëm të konktretizojmë vullnetin e popullit kryesisht shkaku i parregullsive në zgjedhjet që ju i keni organizuar, përkatësisht datën që keni caktuar dhe kushtet që i keni vendosur, gjë që flet për shkatërrimin e madh që i keni bërë këtij vendi. Kjo është hera e fundit që do ta keni këtë numër të deputetëve në parlament”, pohoi politikani shqiptar, duke iu drejtuar deputetëve të DPS, raporton vijesti, përcjell Albinfo.ch.
Kjo është vetëm një pjesë e debatit që ka vazhduar për ca kohë në parlamentin e Malit të Zi, ku po diskutohet qeveria e re malazeze, por Abazoviq vazhdoi të akuzojë deputetët e partisë e DPS-it.
Gjersa deputetët opozitar replikuan me Abazoviqin duke i thënë që të merrte një qetësues para se të vinte në parlament dhe “të mos bërtiste”. Ata gjithashtu e quajtën prezantimin e tij “zhurmë dhe zemërim”.
Ai gjithashtu pohoi se nuk është serb, as malazez, por pjesëtar i komunitetit më të shtypur në Mal të Zi.
“Mos më folni ju (deputetët e DPS-it) për të drejtat e komuniteteve. Unë nuk jam serb, as malazez. Jam pjesëtar i komunitetit më të shtypur. Vij nga një komunë jugore, e cila është më e varfra në vend”, theksoi ai
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












