Lajme
Vaksinimi anti-Covid në Kosovë, tek në pranverë
Zyrtarja për emergjenca në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Isme Humolli, në një bisedë për Zërin e Amerikës tha se ky proces nuk mund të fillojë para stinës së pranverës.
“Ne po shpresojmë si OBSH që të jetë gjysma e marsit, eventualisht fillimi i prillit. Gjasa për të filluar më herët nuk ka, duke pasur parasysh sasinë e vogël të vaksinave që janë në prodhim dhe kërkesave shumë të mëdha që janë në mbarë botën”, tha ajo, përcjell Albinfo.ch.
Zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë thonë se Kosova përballet me mungesë të kushteve teknike dhe profesionale për vaksinën e re kundër COVID dhe se janë duke mbështetur autoritetet në përgatitjen e terrenit për fillimin vaksinimit të popullatës.
“Si OBSH e kemi anën teknike, do të thotë do të bëjmë trajnimin e stafit mbi dhënien e vaksinën, për mbikëqyrjen e efekteve të padëshiruarve pas vaksinale, identifikimin e tyre, regjistrimin e vaksinave e kështu me radhë”, tha zonja Humolli.
Qytetarë të anketuar nga Zëri i Amerikës thonë se janë të gatshëm të marrin vaksinën, pasi që kjo të rekomandohet nga institucionet e vendit.
Të hënën, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike konfirmoi 519 raste të reja të të prekurve nga koronavirusi dhe 14 viktima në 24 orët e fundit.
Zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë thonë se tre muajt e ardhshëm pritet të jenë të vështirë.
“Kemi hyrë në muajt e rrezikshëm kur numri i rasteve është jashtëzakonisht i lartë, por njëkohësisht edhe numri i rasteve të vdekjes, vërehet një rënie e lehtë e lakorës së rasteve të reja, por fatkeqësisht numri i vdekjeve është shumë i lartë dhe mbetet i lartë, pavarësisht a ka ndonjë sëmundje kronike apo jo dhe pavarësisht moshës”, tha zonja Humolli.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë











