Lajme
SHBA, “Code for Albania”: Program për teknologji dhe mentalitet krijues të të rinjve
Ekipi i programit “Code for Albania” është iniciativë e një grupi profesionistësh shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në SHBA, me programin mbi arsimimin e nxënësve të shkollave të mesme në fushën e teknologjisë dhe mentalitetit krijues të tyre.
Ekipi i programit “Code for Albania”, iniciativë e një grupi profesionistësh shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në SHBA, vijon me zbatimin e programit mbi arsimimin e nxënësve të shkollave të mesme në fushën e teknologjisë, transmeton albinfo.ch.
Përfaqësuesit e programit u bëjnë thirrje anëtarëve të Diasporës shqiptare t’i bashkohen nismës, duke mbështetur projektet që kanë përfshirë më shumë se 500 gjimnazistë nga 27 qytete të ndryshme të Shqipërisë.
“Code for Albania” është një urë lidhëse midis ballinës së teknologjisë botërore, Silicon Valley dhe Shqipërisë. Përmes një partneriteti unik të një OJF-je të themeluar në bazë të vullnetit të Diasporës Shqiptare në Kaliforni, alphaPlan, dhe një OJF-je nga Universiteti Stanford, Code.X, ne kemi qenë të aftë të ofrojmë një program 3-vjeçar në Shkenca Kompjuterike dhe Mentalitet Krijues për nxënësit e ciklit të mesem.
Ky program shkon përtej promovimit të aspektit teknik të programimit dhe thellohet në fuqizimin e të rinjve me një mentalitet që provon të zgjidhë probleme reale në komunitet përmes mentorimit nga të diplomuar në Stanford që vizitojnë Shqipërinë rregullisht. Code for Albania ofrohet pa pagesë për çdo pjesëmarrës. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri Kjo revistë përfaqëson një ndër botimet e para të këtij niveli, e cila sjell një format... -
Gjermani
Blendi Krasniqi zgjidhet në parlamentin e qytetit të Nidda-s -
Francë
Ambasadat e Francës dhe Kosovës urojnë aktoren Luana Bajrami për suksesin në Oscar -
Ylli shqiptar i CS2, Drin “Makazze” Shaqiri kampion i ESL Pro League -
Gjermani
Kompanitë e verës nga Kosova prezantohen në panairin ndërkombëtar “ProWein” në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Të rinjtë zviceranë po përdorin inteligjencën artificiale për mbështetje psikologjike Studimi tregon se 88% e të rinjve në Zvicër ndihen mirë nga ana psikologjike, por një... -
Zvicra dënon përdorimin e forcës në Lindjen e Mesme -
Referendumi për imigracionin në Zvicër: A do të mund të votojnë të huajt? -
Tragjedia në Kerzers: Në autobus ishin 9 persona, 3 të plagosur -
Rreth 1,000 zviceranë ende të bllokuar në Lindjen e Mesme














