Lajme
Shqipëri: 14 viktima dhe rekord rastesh të reja me COVID-19
Katërmbëdhjetë pacientë me COVID-19 humbën jetën në 24 orët e fundit në katër spitalet e Tiranës, ndërsa pas 2,714 testimesh u diagnostikuan 873 persona të tjerë infektuar, çka është shifra më e lartë e raportuar ndonjëherë që prej muajit mars.
Ministria e Shëndetësisë tha se viktimat ishin të moshave 56-84 vjeç nga Tirana, Durrësi, Kruja, Elbasani, Gjirokastra, Shkodra, Saranda dhe Kuçova.
Tashmë numri total i viktimave nga pandemia në Shqipëri ka shkuar në 965.
Më parë dita me më shumë raste të reja ishte data 5 dhjetor, me 846 raste.
Prej muajit mars kur u pikas rasti i parë me COVID-19 në Shqipëri, autoritetet kanë kryer 213 mijë teste, prej së cilave 46 mijë persona kanë rezultuar pozitivë (2.15% e të testuarve).
Nga rastet pozitive, 23,609 janë mundur të shërohen (51.2% e të infektuarve), 21,487 janë ende mbartës të virusit (46.7% e të infektuarve), ndërsa 965 raste (2% e totalit) janë mbyllur me pasojë vdekjen.
Aktualisht në katër spitalet COVID-19 në Tiranë, autoritetet thonë se janë të shtruar 436 persona (2% e rasteve aktive), prej së cilëve 29 janë në terapi intensive.
Me 11,707 persona ende mbartës, Tirana mbetet qarku me më shumë raste aktive në Shqipëri, më pas vijnë Fieri (1,655 raste), Durrësi (1,374 raste), Korça (1,081 raste), Vlora (1,067 raste) dhe Shkodra (977 raste).
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Katër të rinj nga Friburgu humbën jetën në një aksident rrugor në Francë Katër të rinj nga Fribourg, të moshës 16 deri në 18 vjeç, humbën jetën të premten... -
Mungesë banesash: Një apartament 60-vjeçar ofrohet për 18 milionë franga -
Cyrih: Shoferi kosovar arrestohet pasi theu kontrollin e policisë -
Cilat kompani zvicerane të sigurimeve shëndetësore do të jenë më të lira në vitin 2026? -
Çfarë ndryshimesh në imigracion i presin të huajt në Zvicër në vitin 2026 dhe më tej?











