Lajme
Bota po shkon drejt një emergjence klimatike
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i bëri thirrje çdo vendi në botë që të deklarojë një “gjendje të emergjencës klimatike”. Ai komentet i bëri gjatë një samiti online për të shënuar përvjetorin e pestë të marrëveshjes së Parisit për klimën.
Gutteres i tha Samitit se një emergjencë globale duhet të mbetet në fuqi derisa të arrihet neutraliteti i karbonit dhe të mos lëshohen më gazra serë në atmosferë, raporton rel, transmeton Albinfo.ch.
Udhëheqës nga më shumë se 70 vende – por jo Shtetet e Bashkuara, morën pjesë në ngjarje dhe diskutuan planet ambicioze për të luftuar ngrohjen globale.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, premtoi më shumë se 600 milionë dollarë për të mbështetur përpjekjet globale për të luftuar ndryshimin e klimës, duke thënë se “të gjitha shtetet duhet të jenë në gjendje të financojnë investimet e nevojshme për mbrojtjen e klimës”. Presidenti kinez, Xi Jinping, tha se vendi i tij do të ulte emetimet me 65 për qind para vitit 2030 krahasuar me nivelet e vitit 2005. Marrëveshja e Parisit, që u nënshkruar më 2015, i detyroi pjesëmarrësit të ndërmarrin hapa në përpjekje për të kufizuar ngritjen e temperaturës globale në më pak se 2 gradë Celsius.
Sidoqoftë, Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar që temperatura e Tokës pritet të rritet më shumë se 3 gradë këtë shekull. Shtetet e Bashkuara, të cilat lëshojnë rreth 15 për qind të gazrave serë, u bënë vendi i parë që la marrëveshjen. Administrata e presidentit në largim të SHBA-së, Donald Trump, u tërhoq në nëntor. Masa erdhi tre vjet pasi Trump njoftoi planet e tij për të lënë marrëveshjen.
Presidenti i zgjedhur, Joe Biden, më 12 dhjetor tha se Shtetet e Bashkuara do të jenë sërish pjesë e marrëveshjes.
“Unë menjëherë do të filloj të punoj me homologët e mi në gjithë botën për të bërë gjithçka që mundemi, duke përfshirë edhe thirrjen e liderëve të ekonomive kryesore për një samit të klimës brenda 100 ditëve të para në detyrë”, tha Biden.
Në vërejtjet e tij në samit, Guterres e quajti zotimin e Biden për t’u kthyer në marrëveshjen e Parisit “një sinjal shumë i rëndësishëm”.
“Ne shpresojmë që tani e tutje për një udhëheqje shumë aktive të SHBA-së në veprimet klimatike”, tha Guterres.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë Lokalet do të qëndrojnë të hapura gjatë gjithë natës për ndeshjen historike të Zvicrës në Botëror... -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku -
Zvicra, vendi ku lumenjtë janë pjesë e jetës së përditshme: edhe udhëtimi për në shtëpi bëhet me not -
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën












