Lajme
Sot afati i fundit, Brukseli dhe Londra, frikë për një Brexit pa marrëveshje
E diela (sot) është afati i fundit që negociatorët e Londrës dhe Brukselit të arrijnë një akord për Brexit.
Aktualisht të dyja palët kanë nisur të përfytyrojnë se si do të jetë skenari pa marrëveshje.
Së pari, Marina Mbretërore ka deklaruar se është gati të patrullojë ujërat britanike në rast se nuk ka pakt për peshkimin. Nga ana tjetër, një dështim i mundshëm do ta bënte transportin e mallrave mes BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar më të ngadaltë, raporton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Sikurse tha dhe kryeministri britanik të premten, gjasat janë që të mos ketë akord.
“Me sa duket, ka të ngjarë që të anojmë për një zgjidhje që besoj do të jetë e mirë për Britaninë, që të jemi në gjendje të bëjmë çfarë të duam nga 1 janari. Natyrisht do të jetë ndryshe nga ajo që do të donim të arrinim, por s’kam asnjë dyshim se ky vend mund të jetë gati”, u shpreh Boris Johnson, kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar.
Johnson e tha këtë pasi përpjekja e tij e fundit për të bindur BE-në dështoi gjatë vizitës së tij në Bruksel. Unioni i qëndroi besnik negociatorit Michel Barnier.
Nëse të dyja palët arrijnë një marrëveshje të dielën, 31 dhjetori do të regjistrojë një tranzicion të lehtë të Britanisë drejt statusit të ri.
Por ç’do të ndodhë nëse dështojnë, kjo është ende e paqartë.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?











