Lajme
Merret vendimi, aprovohen masat e reja në Gjermani
Nga 16 dhjetori deri më 10 janar Gjermania kalon në një mbyllje të dytë të përgjithshme. Përjashtime të pjesshme do të ketë vetëm për tri ditët e festës së Krishtlindjeve.
Të gjitha dyqanet në Gjermani do të qëndojnë të mbyllur duke filluar nga data 16 dhjetor deri më 10 janar. Përjashtim do të bëhet vetëm për dyqanet e nevojave të përditshme dhe farmacitë, shkruan DW, përcjell Albinfo.ch.
Po ashtu do të mbyllen shkollat, kopshtet, flokëtoret, studiot e kozmetikës dhe studiot e masazheve dhe të tatuazheve.
Kufizime në hapësirat publike
Në këtë periudhë nuk do të lejohet më të konsumohet as alkool apo ushqime në vende publike. Kontaktet duhet të reduktohen vetëm deri në maksimumi pesë vetë.
Përjashtim do të ketë vetëm gjatë ditëve të festave të Krishtlindjeve, ku do të lejohet të mblidhen për të festuar në shtëpi një numër pak më i madh njerëzish.
Festimi i Vitit të Ri do të kalohet në heshtje dhe ndalohet përdorimi i fishekzjarreve.
Merkel: “Jemi të detyruar të veprojmë”
“Jemi të detyruar të veprojmë”, tha Kancelarja gjermane Angela Merkel në një konferencë shtypi sot (13.12) në Berlin.
Ajo tha se mbyllja e lehtë që kemi filluar qysh më 2 nëntor ka arritur një sukses të pjesshëm. “Arritëm ta ndalnim për ca kohë rritjen eksponenciale”, tha Kancelarja, “por prej disa ditësh kemi sërish një rritje eksponenciale”.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












