Lajme
Rregullatori amerikan: Vaksina Moderna është e sigurt dhe efektive
Vaksina e kompanisë amerikane Moderna kundër COVID-19 është e sigurt dhe efektive, tha Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) sot në një analizë që parashikon miratimin e saj të menjëhershëm në Shtetet e Bashkuara deri në fund të javës.
Vaksina e ndërmarrjes së re të bioteknologjisë nuk paraqet “ndonjë problem specifik të identifikuar të sigurisë që do të parandalonte lëshimin e miratimit të tij emergjent”, sipas FDA, komiteti i ekspertëve i të cilit do të mblidhet të enjten, transmeton tch, përcjell Albinfo.ch.
Nëse miratohet, vaksina e Moderna, e vlerësuar të jetë 94.1 për qind efektive nga ekspertët e FDA, do të bashkohet me Pfizer/BioNTech në fushatën e vaksinimit në SHBA, më e madhja në historinë e vendit.
Autoritetet parashikojnë vaksinimet e rreth 20 milionë amerikanëve deri në fund të dhjetorit dhe 100 milionë deri në fund të marsit.
SHBA ka blerë gjithsej 200 milionë doza të kësaj vaksine, gjysma e të cilave nuk duhet të shpërndahen deri në gjysmën e dytë të vitit 2021. Ata gjithashtu blenë 100 milionë doza të Pfizer/BioNTech.
Të parët që do të vaksinohen do të jenë njerëzit më të ekspozuar ndaj koronavirusit dhe përdoruesit e shtëpive të pleqve.
Procesi i miratimit të vaksinës Moderna është një javë vonë pas miratimit të vaksinës Pfizer/BioNtech, e cila mori ‘dritën jeshile’ nga FDA të premten e kaluar.
Më shumë se 300.000 njerëz kanë vdekur nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Shtetet e Bashkuara kanë ende një numër rekord të infeksioneve dhe më shumë se 200.000 raste të reja ditore, dhe 2.500 apo edhe 3.000 vdekje në ditë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij Loriani e ka nisur vitin 2026 me këmbë të mbarë, duke triumfuar në turneun ndërkombëtar në... -
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025 -
Dy mjekë lirohen nga akuza pas vdekjes së pacientit në psikiatri -
Pse të mësuarit e një gjuhe zvicerane vetëm “sipas librit” mund të mos ju ndihmojë në karrierën tuaj









