Lajme
Pandemia në Evropë: Rregullat për festa në çdo vend
Në Britaninë e Madhe zbutja e planifikuar e rregullave të koronavirusit për të lejuar familjet që të takohen gjatë periudhës së Krishtlindjes është rrëzuar tashmë për pjesë të mëdha të Anglisë juglindore, duke prekur afro 18 milionë njerëz, ndërsa për pjesën tjetër të Anglisë, Skocinë dhe Uellsin, rregulli është në fuqi vetëm për ditën e Krishtlindjes.
Italia ka urdhëruar një izolim kombëtar në periudhën e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri. Vendi do të jetë nën kufizimet e zonës së kuqe gjatë festave me dyqanet jo të domosdoshme, restorantet dhe baret e mbyllura dhe italianët do të lejohen të udhëtojnë vetëm për arsye të caktuara, transmetin tch, përcjell Albinfo.ch.
Holanda dhe Gjermania kanë kthyer izolimet deri në janar. Në Gjermani, për Krishtlindje do të ketë një zbutje, me dy familje që mund të takohen.
Austria do të hyjë në izolimin e saj të tretë pas Krishtlindjes. Nga 26 dhjetor, dyqanet jo të domosdoshme do të mbyllen dhe lëvizja jashtë shtëpisë do të kufizohet. Në Francë, presidenti Emmanuel Macron është në gjendje stabël pasi rezultoi pozitiv për koronavirusin. Ai manifeston ende simptoma si kollë dhe lodhje, por kjo nuk po e mban larg punës – thonë burime nga Elize.
Kryeministri sllovak, Igor Matovic, që mori pjesë në një samit të BE me Macron, javën e shkuar, tha se ai kishte rezultuar pozitiv për koronavirusin të premten.
Disa liderë të tjerë evropianë që ishin të pranishëm në samit, po ashtu u vunë në vetizolim.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












