Lajme
Një luftëtare e dyshuar e ISIS-it arrestohet në Gjermani
Një luftëtare e dyshuar e grupit militant Shteti Islamik, nga Gjermania, është arrestuar nën akuza për terrorizëm, sapo ka arritur në Aeroportin e Frankfurtit, thanë prokurorët.
E dyshuara në mars të vitit 2015, në moshën 15-vjeçare, thuhet se ka udhëtuar për në Siri për t’iu bashkuar IS-it dhe më pas ajo është martuar me një anëtarë të grupit terrorist. Sipas prokurorëve, ajo së bashku me bashkëshortin e saj, kanë mbajtur si skllave për një kohë një grua Yazidi dhe më pas e kanë shitur atë, raporton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Yazidit janë një minoritet që kanë vuajtur nën sundimin e IS-it. Prokurorët thonë se e dyshuara dhe burrin e saj kanë dy fëmijë. Ata më 2017 ishin shpërngulur në qytetin Raka, deri kur IS-i humbin kontrollin e këtij qyteti në fund të po atij viti.
E dyshuara, së bashku me fëmijët e saj ishte vendosur në një kamp refugjatësh më 2019. Ajo qëndroi aty derisa u kthye në Gjermani.
Në mesin e akuzave që rëndojnë ndaj saj janë edhe bashkëngjitja në një grup të huaj terrorist si dhe krime kundër njerëzimit, tha Zyra e Prokurorit.
Urdhër-arresti ndaj të dyshuarës është lëshuar në muajin maj të këtij viti. Sipas gazetës Der Spiegel, gruaja është kthyer në Gjermani gjatë kësaj fundjave. Edhe dy gra të tjera që janë kthyer nga Siria, sipas gazetës, janë duke u hetuar nga autoritetet gjermane, por Zyra e Prokurorit në Gjermani nuk ka pranuar që të komentojë për këtë rast.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë Lokalet do të qëndrojnë të hapura gjatë gjithë natës për ndeshjen historike të Zvicrës në Botëror... -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku -
Zvicra, vendi ku lumenjtë janë pjesë e jetës së përditshme: edhe udhëtimi për në shtëpi bëhet me not -
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën













