Lajme
3.6 milionë turistë më pak në Shqipëri, shkak pandemia
Kufizimi i lëvizjeve dhe bllokimi i kufijve ka shkaktuar një dëm të madh për turizmin shqiptar, një nga sektorët më me peshë për ekonominë e vendit.
Sipas të dhënave zyrtare të Instat, gjatë 11-mujorit të këtij viti kanë hyrë në vend rreth 2.5 milionë vizitorë të huaj, në rënie me 59.5% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Në total, përllogariten rreth 3.6 milionë turistë më pak se 11-mujori 2019.
Vizitorët nga Spanja kanë shënuar rënin më të fortë me 90.7% , ndjekur nga polakët me 81.7% më pak turistë të ardhur se e njëjta periudhë e një viti më parë si pasojë e pandemisë.
Edhe shqiptarët e Kosovës kanë parë një rënie gjatë 11-mujorit, nga 2.1 milionë vizitorë më 2019, në 1.2 milionë në janar-nëntor 2019, ose 40.4% më pak. Më gjithë tkurrjen e fortë, vizitorët nga Kosova arritën të mbajnë gjallë turizmin e prekur rëndë nga kriza, raportin TCH, përcjell Albinfo.ch.
Në nëntor ndërkohë kanë hyrë në vend rreth 148.3 mijë shtetas të huaj ose rreth 120 mijë më pak se kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar.
Nga ana tjetër, bllokimet e lëvizjeve kanë kufizuar edhe daljen e shqiptarëve jashtë duke përgjysmuar numrin në rreth 2.7 milionë më pak, nga 5.4 milionë që kaluan kufirin 11-mujorin e 2019-ës.
Mungesa e turistëve të huaj është reflektuar edhe në më pak të ardhura në ekonomi nga ky burim, pasi sipas Bankës së Shqipërisë, gjatë 9-mujorit të huajt shpenzuan 732 milionë euro në total në Shqipëri, apo rreth 904 milionë euro më pak se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












