Lajme
Albin Kurti, bindshëm i preferuari i kosovarëve për kryeministër
Albin Kurti prin bindshëm kundrejt kundërkandidatëve për pozitën e Kryeministrit të Kosovës.
Të paktën ky është rezultati i hulumtimit të fundit të opinionit publik të bërë nga UBO Consulting, ku 44 % e të anketuarve e kanë zgjedhur Albin Kurtin.
Pas Albin Kurtit radhitet Avdullah Hoti me 12 %, derisa me 11 % janë Vjosa Osmani dhe Enver Hoxhaj, raporton Klan Kosova, përcjell Albinfo.ch.
Në pyetjen: “Pavarësisht se cilën parti politike do ta votonit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kush mendoni se do të ishte personi më i duhur për pozitën e Kryeministrit të Kosovës?”, Ramush Haradinaj mori 6 %, Behgjet Pacolli 1% po aq sa edhe Fatmir Limaj, Isa Mustafa dhe Mimoza Kusari-Lila.
E-Diaspora
-
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim lamtumirës... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë Aeroporti i Gjenevës po bëhet gati për një fluks historik udhëtarësh gjatë sezonit veror. Sipas të... -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë -
Studim: 95% e zviceranëve fillimisht trajtohen vetë, pa shkuar te mjeku -
Zvicra, vendi ku lumenjtë janë pjesë e jetës së përditshme: edhe udhëtimi për në shtëpi bëhet me not











