Lajme
BE ofron 4.7 milionë euro në mbështetje të peshkimit në Shqipëri
Mbështetja e Bashkimit Europian është shtrirë në disa sektorë të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare, ndër të cilët është edhe peshkimi.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bën të ditur se mbështetja për sektorin e peshkimit në Shqipëri, në këto vitet e fundit, shënon një fond prej 4.7 milionë euro të financuar nga BE-ja, raporton Atsh, përcjell Albinfo.ch.
Mbështetja për këtë sektor është fokusuar në planifikimin e zonave të përcaktuara për akuakulturën me plane të besueshme të menaxhimit në përputhje me të dhënat e vlerësimit të stokut, analiza e institucioneve të përfshira në zbatimin e legjislacionit në sektor, trajnimin e inspektorëve dhe administratorëve të peshkimit dhe plane zhvillimi për një port peshkimi.
Peshkimi mbetet një nga sektorët me rritjen më të shpejtë në ekonominë shqiptare. Për gjashtë muajt e parë të vitit 2020 rritja e eksporteve në vlerë është 24.5 % dhe në peshë 31.6 %, kundrejt së njëjtës periudhë të vitit të kaluar.
Përjashtimi i naftës së peshkimit nga taksat, heqja e TVSH për materialet e peshkimit, si dhe investimet në infrastrukturë, janë ndërhyrjet e duhura që kanë dhënë rezultate në këtë sektor.
Ndërkohë, buxheti 2021 për peshkimin, shënon rritjen më të madhe krahasuar me programet e tjerë me plot 201% dhe adreson investime për kantieret e rindërtimit të 3 porteve të peshkimit në Durrës, Vlorë dhe Shëngjin me financim nga kredia italiane prej 25 milionë euro.
Ndërkohë që në mesin e muajit dhjetor 2020, u hapën aplikimet për grante të financuara nga Bashkimi Europian për investime që modernizojnë flotën shqiptare të peshkimit, që përmirësojnë kushtet e sigurisë në det, ruajtjen dhe trajtimin e produktit si dhe mbrojtjen e mjedisit.
Synimi i mbështetjes me grante është që të modernizojnë flotën e peshkimit sipas standardeve më të mira. Një tjetër iniciativë në mbështetje të sektorit të peshkimit pritet të aplikohet në vitin 2021.
Qeveria shqiptare dhe Bashkimi Europian, adresojnë në buxhetin e vitit 2021, një grant me vlerë 1.5 milion euro për subvencionimin me 50 % të peshkatarëve, për shpenzimet për rinovimin e të gjithë pajisjeve për anijet e peshkimit.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?















