Lajme
Dy të tretat e gjermanëve të gatshëm të bëjnë vaksinën
Në sondazhi e fundit në Gjermani, thuhet se shumica e qytetarëve dëshirojnë ta bëjnë vaksinën, e cila pritet të hidhet në treg më 27 dhjetor. Por më shumë se gjysma e pjesëmarrësve në anketim janë të shqetësuar për efektet anësore, përcjell albinfo.ch.
Pothuajse dy të tretat e gjermanëve janë të gatshëm për t’u vaksinuar kundër virusit korona. Ky është përfundimi i një sondazhi të YouGov për agjencinë e lajmeve DPA.
Sipas kësaj, 32% e të anketuarve thanë se duan të vaksinohen sa më shpejt të jetë e mundur. Kurse 33% e të anketuave thanë se ishin të lumtur për gjetjen e vaksinës dhe duan ta bëjnë atë, por se janë pak hezitues dhe duan të presin dhe të shikojnë se çfarë lloj efekti bën ajo tek personat e vaksinuar. Rreth 19% e të anketuave thanë se nuk duan ta bëjnë vaksinën fare, ndërsa 16% janë të pavendosur.
Pasiguri për efektet anësore
Më shumë se gjysma e të anketuarve, 57% – thanë se ishin të shqetësuar për efektet anësore të mundshme të vaksinës.
Gjermania planifikon ta fillojë programin e vaksinimit më 27 dhjetor duke u dhënë përparësi grupmoshave 80 vjeç e lart, si dhe njerëzve që jetojnë dhe punojnë në shtëpitë e përkujdesjes.
Punëtorët e sektorit të shëndetësisë që janë në rrezik infektimi, përfshirë dhe ata që punojnë në repartet e urgjencës dhe në njësitë e kujdesit intensiv dhe të reanimacionit, gjithashtu do të kenë përparësi për vaksinimin.
Sondazhi i YouGov tregoi se ata grupmoshat më të vjetra janë më të prirura të vaksinohen. Kështu të gatshëm për t’u vaksinuar janë 71% e personave mbi moshën 55 vjeç, krahasuar me 54% të atyre midis moshave 18 dhe 24 që duan po ashtu të vaksinohen. Në sondazh morën pjesë rreth 2,035 vetë. Ai u zhvillua midis 21 dhe 23 dhjetorit. DW
E-Diaspora
-
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” Pas më shumë se një dekade përvojë në sektorin bankar të Shqipërisë, ajo u specializua në... -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë -
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Ardon Jashari dhe Ruben Vargas: Jemi gati të luftojmë për çerekfinalen Dy futbollistët e Zvicrës shprehen optimistë para përballjes me Kolumbinë në 1/8 e finales së Kupës... -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Granit Xhaka, lideri i kompletuar që frymëzon Zvicrën -
Zvicra dhe Austria planifikojnë blerje të përbashkëta të armatimit -
Të ardhurat shtesë pa taksa? – Debat në Zvicër për bakshishet










