Lajme
Rusia ia ofron Shqipërisë vaksinën kundër koronavirusit
Rusia i ka thënë Shqipërisë se mund ta furnizojë me vaksinën e saj kundër koronavirusit, Sputnik–V.
“Nuk kemi dyshime se Rusia është e gatshme të sjellë vaksinën e saj “Sputnik-V” edhe në Shqipëri. Vaksinimi me “Sputnik-V” tashmë filloi në Rusi dhe në Argjentinë, ndërkohë më shumë se 50 vende kanë aplikuar për të blerë 1,2 miliardë doza të preparatit”, ka shkruar në rrjetin social Facebook Ambasada e Rusisë në Shqipëri, raporton Rel, përcjell Albinfo.ch.
Diplomatët rusë e kanë ndërlidhur këtë ofertë me një postim të drejtorit të Zyrës për Komunikim me Publikun, në Qeverinë e Shqipërisë, Endri Fuga, në të cilin ai e quan lajm të mrekullueshëm fillimin e shpërndarjes së vaksinës kundër koronavirusit të kompanisë Pfizer BioNtech, në vendet e Bashkimit Evropian.
Në atë postim Fuga thotë se “e gjithë popullata e vendeve të Ballkanit Perëndimor mund të krahasohet me atë të një vendi anëtar të BE-së”, duke shtuar se në pandemi BE-ja mund të jetë e sigurt nëse janë edhe fqinjët e saj.
Rusia e ka miratuar vaksinën Sputnik V më 11 gusht, duke e bërë atë vaksinën e parë të koronavirusit që fiton miratimin zyrtar.
“Sputnik-V” është licencuar për përdorim në Rusi, pas dy muajsh prova në njerëz.
Ekspertët thonë se provat ishin shumë të pakta për të dëshmuar efektivitet dhe siguri.
Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe një sërë vendesh të tjera kanë miratuar vaksinën kundë koronavirusit të kompanive Pfizer dhe BioNtech dhe kanë filluar vaksinimin e të moshuarve dhe punonjësve shëndetësorë.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













