Lajme
Norma e vdekjeve nga Covid në Holandë, në nivel të lartë
Kjo normë aktuale e vdekjeve në Holandë është më e larta që nga Lufta e Dytë Botërore.
Numri i vdekjeve në Holandë u rrit në shkallën më të lartë që nga Lufta e Dytë Botërore këtë vit, për shkak të pandemisë së koronavirusit, tha të martën Zyra Kombëtare e Statistikave Holandeze (CBS).
Deri në javën e kaluar rreth 162,000 vdekje u raportuan, 13,000 më shumë sesa do të pritej në një vit të rregullt, tha CBS.
“Një rritje e tillë e numrit të të ndjerëve nuk është raportuar që nga Lufta e Dytë Botërore”, u tha tutje. Rreth 9,000 njerëz më shumë se normalisht vdiqën gjatë valës së parë të infeksioneve COVID-19 midis fillimit të marsit dhe fillimit të majit, tha CBS, ndërsa më shumë se 6,000 viktima shtesë janë raportuar që nga fillimi i valës së dytë në mes të shtatorit.
Një total prej 770,400 njerëzve në Holandë janë testuar pozitivisht për COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, shkruan “Reuters”, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville Filmi shfaqet në kuadrin e festivalit të filmit "Kino Kosova" që po mbahet në kinemanë RiffRaff...
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
-
Gjermani
Iu dha lamtumira e fundit dje mërgimtarit nga Gjermania që humbi jetën në vendin e punës
-
Paris
Paris: Sukses i madh i filmit “Tashko & Koço”
Jeta në Zvicër
-
Nëntë kilometra bllokim trafiku përpara tunelit Gotthard Të shtunën ka pasur sërish bllokim trafiku para portaleve të tunelit Gotthard. Udhëtarët duhej të prisnin...
-
A është e ligjshme djegia e flamurit të Zvicrës?
-
Pesë lajme të mëdha nga Zvicra, për të cilat duhet të dini këtë javë
-
Bazel: Politikanët po bëjnë thirrje për mbajtjen e fëmijëve larg celularëve
-
Transmetuesit publikë zviceranë tërhiqen nga X/Twitter