Lajme
Britani e Madhe: Rregulla më të rrepta për të shmangur ‘katastrofën e re”
Britania raportoi 41,385 raste të reja me COVID të hënën, numri më i lartë qëkur testimi u bë gjerësisht i disponueshëm në mes të vitit 2020 dhe spitalet angleze thonë se kanë më shumë pacientë me COVID sesa gjatë valës së parë të pandemisë në prill.
“Ne jemi duke hyrë në një fazë të re shumë të rrezikshme të pandemisë dhe do të na duhet një veprim i hershëm vendimtar për të parandaluar një katastrofë në janar dhe shkurt”, tha Andrew Hayward, profesor i epidemiologjisë së sëmundjeve infektive në University College London.
Më shumë se 71,000 njerëz në Britani kanë vdekur brenda 28 ditëve.
Më 26 dhjetor Qeveria e Britanisë zgjeroi nivelin më të rreptë të kufizimeve të COVID, nën të cilin dyqanet jothelbësore mbyllen dhe njerëzit kryesisht nuk mund të takohen personalisht. Hayward i tha BBC-së se këto masa duheshin zgjatur edhe më tej.
“Ne po shohim me të vërtetë një situatë kur po kalojmë në bllokim të ngushtë”, tha ai. Shkollat në Angli pritet të rihapen për shumë nxënës më 4 janar. Hayward tha se nga një këndvështrim thjesht epidemiologjik do të kishte kuptim t’i mbanim të mbyllura më gjatë, shkruan “Reuters”, përcjell tutje albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen Autopsia tregon plagët fatale me thikë... -
Ora App dhe zgjidhja që po u kursen kompanive qindra franga në muaj në Zvicër -
Marigona Uka punësohet në Microsoft si Specialiste e Cloud dhe IA -
Finlandë
Rina Januzi, artistja shqiptare nga Kosova që po shkëlqen në Finlandë -
Mbrëmje falënderimi për kontribuesit e manifestimit “Kurora e Lirisë”
Jeta në Zvicër
-
Media publike zvicerane me humbje prej 2.9 milionë frangash në 2025 Radiotelevizioni publik i Zvicrës, SRG SSR, ka regjistruar humbje prej 2.9 milionë frangash zvicerane gjatë vitit... -
Mungesë alarmante e mjekëve në Zvicër: prezantohen zgjidhjet e para -
Dyfishohen viktimat nga ortekët në Evropë: mbi 130 të vdekur këtë dimër -
Greva e autobusëve në Winterthur anulohet -
“Turizmi i karburantit” në drejtim të kundërt, gjermanët mbushin rezervuarët në Zvicër











