Lajme
Gjermania mendon për një mbyllje më të gjatë
Numri i vdekjeve ditore në Gjermani po rritet, e kjo detyron autoritetet të marrin masa edhe pas 10 janarit.
Numri i përditshëm i vdekjeve nga koronavirusi në Gjermani kaloi 1,000 për herë të parë të mërkurën, me politikanët që parashikojnë një zgjatje të bllokimit të pjesshëm përtej afatit aktual të 10 janarit.
Një total prej 1,129 vdekjesh u raportua nga qendra e kontrollit të sëmundjes nga Instituti Robert Koch (RKI), duke thyer rekordin e mëparshëm prej 962 të regjistruar të mërkurën e kaluar.
Kishte 22,459 infeksione të reja ditore, tha RKI.
“Shifrat e infeksioneve dhe vdekjeve tregojnë se ne jemi akoma shumë larg normalitetit”, u tha ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, gazetarëve në Berlin.
“Unë nuk e shoh se si, në këtë situatë, ne mund të kthehemi si ishin gjërat përpara bllokimit”, shtoi ai.
Një rënie e dukshme e infeksioneve dhe vdekjeve të reja në ditët e fundit ishte një rezultat i autoriteteve lokale që nuk dërguan të dhënat e tyre gjatë periudhës së Krishtlindjes, tha RKI.
Gjermania është nën një bllokim të pjesshëm deri më 10 janar, me shumicën e dyqaneve të mbyllura së bashku me shkollat, restorantet, mjediset kulturore dhe të kohës së lirë.
Spahn të martën i tha transmetuesit gjerman ARD se vendi nuk ishte “askund afër vendit ku duhet të jemi” dhe “pa dyshim që do të ketë masa” pas 10 janarit, shkruan thelocal.de, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA












