Lajme
Kërkohet thjeshtëzim i procedurës për votuesit e diasporës
Zgjedhjet e reja parlamentare do ta gjejnë diasporën sërish me sistemin e vjetër të votimit.
Mërgimtarët edhe kësaj radhe do të duhet që votat t’i dërgojnë me postë.
Kjo mbetet ende mënyra e vetme për të grumbulluar votat jashtë Kosovës, ndonëse kërkesë e vazhdueshme e mërgimtarëve është që t’u mundësohet votimi në ambasadat e Kosovës.
E, Instituti Demokratik i Kosovës pret që diaspora të ketë pengesa për të votuar në zgjedhjet që akoma nuk janë shpallur.
“Duke marrë parasyshë pandeminë, këtë sistem dhe kohën kur votuesit e diasporës do të votojnë nuk do të jenë shumë komod për t’i sjellur votat me kohë. Një e tyre mund të kenë pengesa në të drejtën e tyre për të votuar”, ka deklaruar Ismet kryeziu, drejtor i Institutit Demokratik të Kosovës.
Por mënyra e regjistrimit të mërgimtarëve për të votuar vazhdon të vlerësohet e vështirë nga përfaqësuesit e partive politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Lëvizja Vetëvendosje po kërkon që të thjeshtëzohet kjo procedurë.
“Kemi kërkuar edhe nga KQZ-ja që të zhvillohet një aplikacion online, elektronik përmes të cilit regjistrohen mërgimtarët tanë. Ajo e shumëfishon angazhimin më të pakët për verifikim, nxjerrje të dhënave sepse në mënyrë elektronike ato verifikohen”, ka thënë: Sami Kurteshi, anëtar i LVV-së në KQZ.
Krahas lehtësimit të aplikimit, Partia Demokratike e Kosovës kërkon që të ruhet edhe integriteti i votës.
“Në momentin që ne e thjeshtëzojmë formularin, e bëjmë më të afërt me qytetarët, më të logjikshëm dhe më lehtë të plotësueshëm, sigurisht se kjo do të rriste edhe pjesëmarrjen e tyre dhe do ta lehtësonte aplikimin për mërgimtarët”, ka pohuar Arianit Elshani, anëtar i PDK-së në KQZ, raporton koha.net, përcjell Albinfo.ch.
KQZ-ja nuk ka treguar nëse në këto zgjedhje mund të lehtësohet procedura e regjistrimit, por vetëm ka thënë se do të caktojë kohën për periudhën e votimit të atyre votuesve që regjistrohen suksesshëm.
“Pas shpalljes së zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përcakton afatet kohore për të gjitha aktivitetet zgjedhore të cilat duhet të kryhen për organizimin e zgjedhjeve. Në këtë drejtim, KQZ-ja do të caktojë edhe kohën për periudhën e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë vendit dhe kohën për periudhën e votimit të atyre votuesve që regjistrohen suksesshëm. Regjistrimi dhe votimi janë përcaktuar me ligjin për zgjedhjet e përgjithshme”, ka Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019 mbi katër mijë vota me postë të diasporës u shpallën të pavlefshme për shkak të vonesës së arritjes së tyre.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













