Lajme
Austria regjistron 1,391 raste të reja me Covid
Shifrat e fundit gjatë ditës së premte tregojnë se ka rënie të numrit të të infektuarve në Austri.
Javët e fundit numri i të infektuarve në Austri me koronavirus kishte numër të madh të rasteve brenda ditës, por në këtë javë situata duket se po shkon drejt normalizimit.
Në 24 orët e fundit janë shënuar 1,391 raste të reja. Shumica e tyre në Austrinë e Epërme, por edhe Vjena me një numër të konsiderueshëm, shkruan heute.at, përcjell albinfo.ch.
Deri më tani 364,302 raste kanë rezultuar pozitiv në testin e koronavirusit në Austri, ndërsa 318,154 janë shëruar.
Aktualisht, 21,105 persona janë raste aktive, ndërkohë që 642 të infektuar të tjerë janë në gjendje më kritike për jetën. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Ku lejohet larja në shatërvanë në Zvicër? Zhytja në shatërvanët publikë është bërë një ritual shumë i dashur në disa pjesë të Zvicrës.... -
TVSH-ja do të rritet për të financuar pagesën e 13-të të pensionit zviceran -
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe -
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme













