Lajme
Covid-19 jashtë kontrollit, kryeministri Johnson pritet të njoftojë masa më të ashpra
Fakti që kryeministrja e Skocisë, pjesë e Britanisë njoftoi se vendi i saj do kalojë në lockdoën (karantinë, mbyllje) total nga mesnata e sotme, e bën më të afërt lajmin se edhe kryeministri i Britanisë, Boris Johnson do bëjë të njëjtën gje, ku do i drejtohet vendit në një fjalim televiziv në orën 20:00 me orën e Londrës.
Gjatë ditës, ai ka deklaruar se javët e ardhshme do jenë shumë të vështira për vendin. Gjendja nëpër spitale sa vjen e rëndohet dhe infektimet nga Covid-i këtë të hënë arritën 59 mijë veta në ditë ose katër mijë më shumë se një ditë më parë, edhe pse duhet thënë se raportimet në Britani pas fundjavës janë gjithnjë e më të pakta, për shkak të mënyrës së grumbullimit të të dhënave, mëtodë që ka qenë konstante që nga fillimi i pandemisë, transmeton tch, përcjell Albinfo.ch.
Në media spekulohet se shkollat, të cilat sot nuk i hapën dyert për nxënësit do vazhdojnë të jenë të mbyllura përtej muajit janar, por kjo pritet të konfirmohet nga kryeministri Johnson.
Të mërkurën është njoftuar mbledhja e parlamentit për të shqyrtuar masat e propozuara, por gjasat janë se cilatdo qofshin këto masa, ato do jenë të ngjashme me ato të muajit mars, por gjasat janë që ato të fillojnë të aplikohen pas të mërkurës, pasi të ketë dhënë aprovimin parlamenti.
Tashmë po bëhet e qartë se masat shtrënguese janë një masë dëshpëruese, pasi zgjidhja reale e pandemisë mbetet vaksinimi dhe sot Britania e filloi imunizimin me vaksinën e dytë, atë të Oksfodit, me shpresën se do mund të vaksinojë 2 milionë britanikë në javë për të dalë nga kriza në periudhën e Pashkëve.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?










