Lajme
Shkollat në rrezk, në Evropë fëmijët po infektohen më shumë
Pandemia e koronavirusit e transformoi punën dhe jetën sociale të miliona evropianëve të rritur në vitin 2020.
Fëmijët po ashtu kanë kaluar shumë, me muaj izolimi dhe më pak ndjesi normaliteti, vetëm kur shkollat u rihapën në shumë vende. Tani, edhe kjo ndjesi e vogël normaliteti është nën rrezik. Nxënësit në Britaninë e Madhe duhej të ktheheshin në shkollë pas pushimeve të fundvitit të hënën. Por një javë më parë, qeveria njoftoi se kthimi në shkolla do të shtyhej me dy javë për të gjithë nxënësit e shkollës së mesme dhe disa fëmijë të shkollës fillore. Mësimi do të kthehet online, transmeton Tch, përcjell Albinfo.ch.
Të dielën, kryeministri Boris Johnson pranoi se shkolla ndoshta mund të mbyllet pa afat. Në Gjermani, shkollat u kthyen në mësimin në distancë në mes të dhjetorit, ndërsa infektimet u rritën me një vendim që pritet të merret për mënyrën se si do të funksionojnë në vijim. Në Irlandë dhe Spanjë, sindikatat e mësuesve dhe liderë lokalë po kërkojnë që qeveritë federale të shtyjnë kthimin në shkolla po ashtu.
Fëmijët e moshës së shkollës, tani po infektohen, të paktën në Britani, në një nivel shumë më të lartë se më parë dhe shkencëtarët druajnë se varianti i ri i virusit, më i transmetueshëm, por ndihmon në rritjen e numrave. Varianti i ri është konfirmuar tashmë në të paktën 15 vende të tjera evropiane, përfshirë Suedinë, Francë, Spanjën dhe Zvicrën. Por ai është identifikuar edhe në të paktën 14 shtete të tjera jashtë Evropës, përfshirë SHBA, Kinën dhe Australinë. Një shtyrje me dy javë e fillimit të shkollës mund të duket e parëndësishme për amerikanët, ku shkollat u mbyllën para bareve e restoranteve, por në Evropë, mbyllja e shkollave është parë gjerësisht si mundësi e fundit.
Qeveritë evropiane janë mbështetur tek studimet që sugjerojnë se shkolla nuk luan një rol të rëndësishëm në transmetimin e Covid-it në komunitet për të justifikuar mbajtjen hapur të tyre. Fëmijët kanë qenë normalisht më pak të rrezikuar për infektime por kjo dinamikë tani mund të jetë duke ndryshuar. Sic tregojnë shifrat, tani në Britani, nxënësit e shkollave janë grupi me nivelin më të lartë të infektimeve edhe pse viktimat mes fëmijëve mbeten ekstremisht të rralla.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













