Lajme
Pandemia Covid-19: Një vit nga viktima e parë në Wuhan
Një vit më parë Kina njoftoi viktimën e parë të një virusi të ri, në Wuhan. 12 muaj më vonë, Covid 19, ka marrë 1.9 milionë jetë njerëzish gjatë vrapit të tij të pandalur në gjithë botën. Por, në qytetin qendror kinez, me 11 milionë banorë, ku edhe nisi shpërthimi, virusi është zhdukur.
Mëngjesin e së hënës përvjetori kaloi pa rënë në sy në Wuhan. Njerëzit udhëtonin lirshëm drejt vendeve të tyre të punës, ndërsa brigjet e lumit gumëzhinin nga kalimtarët, në një qytet të vendosur që ta heqë etiketimin si “pika zero” i koronavirusit.
Në një raport më 11 janar 2020, Kina konfirmoi viktimën e parë të saj nga një virus i panjohur, një 61 vjeçar që ishte frekuentues i rregullt i një tregu në Wuhan të lidhur me shumë prej rasteve të para. Dhe, e gjithë bota do ta njihte shumë shpejt sëmundjen që i mori jetën atij, si Covid 19. Pak gjëra dihen tani për viktimën e parë, përfshirë emrin e tij, ndërsa tregu ku u raportuan rastet e para mbetet i mbyllur. Ekspertë të pavarur ende nuk kanë marrë akses për të hyrë në këtë treg apo për të gjurmuar në detaje ecurinë e virusit në ato ditë të para të tij në Wuhan. Por qyteti tani është rikthyer në jetë dhe është krenar për këtë, transmeton tch, përcjell Albinfo.ch.
Tani, Wuhani është qyteti më i sigurt në Kinë dhe në gjithë botën.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













