Lajme
Vaksina që siguron 1 vit mbrojtje nga Covid arrin në Itali
Në Itali ka mbërritur vaksina e Modern-as. Furgoni me 47 mijë dozat e para nga Belgjika është parkuar në Romë.
Stoku do të dërgohet në ‘Istituto Superiore di Sanità (Iss)’ në Romë, për t’u shpërndarë më pas në 4-5 rajone të identifikuara nga komisioneri i emergjencave, Domenico Arcuri.
Vaksina Moderna është e dyta e aprovuar nga autoritetet evropiane dhe italiane të ilaçeve. Vaksina antiCovid e prodhuar nga kompania Moderne e bioteknologjisë pritet të mbrojë kundër koronavirusit për të paktën një vit, transmeton tch, përcjell Albinfo.ch.
“Pritja jonë është që vaksinimi të zgjasë të paktën një vit”, tha Tal Zaks, drejtor mjekësor i Moderna, në konferencën e 39-të vjetore të shëndetit të JP Morgan.
“Kompania – vazhdoi ai – tani do të duhet të kontrollojë nëse është e mundur të zgjatet mbrojtja duke shtuar një dozë të tretë”. Aktualisht, vaksina bëhet në dy doza me një muaj ndarje.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














