Kosova
Sqarimi nga KQZ, mërgimtarët do të telefonohen tri herë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar se verifikimi i aplikacioneve për votim jashtë vendit do të bëhet përmes telefonit në tri faza të ndryshme.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi gjatë konferencës për medie, sqaroi se në bazë të Udhëzimit Administrativ, Sekretariati i KQZ-së do të kujdeset që këto aplikacione të verifikohen duke tentuar tri herë t’i kontaktojë aplikuesit, shkruajnë mediat vendore, përcjell albinfo.ch.
“Kontaktimi do të bëhet në tri faza. Thirrja e parë do të gjatë kohës së orarit të punës sipas kohës lokale në Kosovë. Nëse aplikuesi nuk do të lajmërohet, atëherë do të bëhen tentime tjerë, në bazë të orës lokale, të shtetit të vendbanimit ku gjendet aplikuesi. Nëse nuk lajmërohet as atëherë, do të bëhet edhe një tentim tjetër pas orarit të punës sipas orës lokale të shtetit që figuron në aplikacion”, sqaroi Elezi.
I pyetur nëse do të mund të ndryshojë ky vendim, pas ankesës që Lëvizja Vetëvendosje ka bërë në PZAP, Elezi tha se sot kanë vepruar në bazë të vendimit të djeshëm, ndërsa për ankesa do të presin për të parë se çfarë do të ndodhë.
“KQZ-ja ka vepruar në bazë të vendimit të djeshëm, do të presim edhe sa i përket çështjes së ankesave që janë parashtruar në institucionet përkatëse”, tha Elezi.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100














