Lajme
Vendet e BE-së zgjasin masat kufizuese, Italia në gjendje emergjence deri më 30 prill
Situata nga pandemia vijon të mbetet shqetësuese në shumë shtete evropiane. Për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19 autoritetet kanë vendosur të zgjasin masat kufizuese, pavarësisht se ka nisur procesi i vaksnimit.
Në Itali ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza bëri me dije se gjendja e emergjencës do të vijojë deri më 30 prill. Sipas tij beteja me pandeminë ende nuk është fituar edhe pse janë bërë hapa të mëdhenj kryesisht me vaksinën, ndërsa theksoi se vaksnimi nuk do të jetë i detyrueshëm, shkruan Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Pas Gjermanisë dhe Italisë edhe qeveria në Holandë zgjat izolimin të paktën edhe për tre javë. Kryeministri Mark Rutte shprehet se janë të shqetësuar për shkak të varianti të ri të virusit dhe se gjendja në të cilën ndodhet Britania nuk është aspak optimiste.
Në Mbretërinë e Bashkuar në vetëm 24 orët e fundit u raportua për më shumë se 45 mijë të infektuar ndërsa spitalet janë të mbingarkuar. Rastet të rritje kanë detyruara autoritetet të paralajmërojnë qytetarët që të ndjekin masat kufizuese në të kundërt do të jetë policia në aksion.
Në Francë, qeveria deri më tani ka përjashtuar rivendosjen e izolimit kombëtar. Në vend, vlerësohet një mbyllje e bazuar në rajone, ose e pjesshme, për shembull në fundjavë, ose vijimi i shtetrrethimit.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













