Kosova
Zvicra ndihmon në punësimin e 3 mijë personave në Kosovë
Në periudhën 2021-2024 edhe 3000 të rinj pritet të gjejnë punë përmes këtij projekti
Ambasada e Zvicrës në Kosovë dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale e Kosovës kanë nënshkruar marrëveshje të re për t’i përmirësuar perspektivat e punësimit për të rinjtë dhe të rejat në Kosovë në katër vitet e ardhshme.
Sipas njoftimit, ambasadori i Zvicrës në Kosovë dhe ministri në detyrë, Skënder Reçica kanë nënshkruar marrëveshje për vazhdimin e projektit “Enhancing Youth Employment” edhe për katër vitet e ardhshme.
“Qëllimi i këtij projekti është zvogëlimi i shkallës së lartë të papunësisë së të rinjve, duke lehtësuar fazën e tranzicionit nga shkollimi në punë për të rinjtë dhe të reja. Me këtë rast ambasadori Kolly theksoi rëndësinë e angazhimit të ngushtë të sektorit privat si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal. Iniciativa bazohet në të arriturat dhe mësimet e nxjerra në fazat e mëhershme (2013-2020). Falë zhvillimit të aftësive të rëndësishme për tregun e punës dhe sigurimit të informacionit më efikas për sektorin privat dhe për punëkërkuesit, mbi 5.000 të rinj kanë gjetur punë gjatë tetë viteve të fundit”, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch.
Sipas njoftimit, në periudhën 2021-2024 edhe 3000 të rinj pritet të gjejnë punë përmes këtij projekti.
Masat mbështetëse do të përfshijnë a) trajnime joformale dhe të drejtuara nga industria që synojnë përputhjen e aftësive të tyre me nevojat e tregut të punës; b) shërbime të përmirësuara të udhëzimit në karrierë dhe ndërmjetësimit në punë.
Projekti (EUR 4’762’000) financohet nga Zyra zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC) dhe zbatohet nga një konsorciumi midis Helvetas Swiss Intercooperation dhe Management Development Associates.
E-Diaspora
-
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora Ka filluar procesi i votimit me postë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i... -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti















