Kosova
Në Kosovë nga 1 qershori ndalohet pagesa cash mbi 2 mijë euro
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se duke filluar nga 1 qershori, pagesat në vlerë mbi 2 mijë euro ndërmjet bizneseve dhe individëve nuk do të mund të kryhen më me para të gatshme.
Sipas njoftimit, të gjitha transaksionet që e kalojnë këtë shumë duhet të realizohen vetëm përmes sistemit bankar ose formave të tjera elektronike të pagesës, transmeton albinfo.ch.
“Nga 1 qershori 2026, pagesat mbi 2,000€ ndërmjet bizneseve dhe individëve nuk lejohen të kryhen me para gatshme dhe duhet të realizohen vetëm përmes sistemit bankar ose formave të tjera elektronike të pagesës. Respektoni kufizimin e përcaktuar me ligj dhe shmangni gjobat. Mos paguani cash mbi limitin e lejuar”, thuhet në njoftimin e ATK-së.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora Ka filluar procesi i votimit me postë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i... -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti










