Lajme
Gjermania rekomandon që vaksina e Oxford-it të mos përdoret te personat mbi 65 vjeç
Një deklaratë e lëshuar të enjten nga Komiteti i përhershëm për vaksinimin e Institutit Robert Koch, agjencia e kontrollit të sëmundjes në Gjermani, tha: “Nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të gjykuar se sa efektive është vaksinimi në personat mbi 65 vjet”.
Për këtë arsye, tha deklarata, rekomandohet vetëm “përdorimin e vaksinës së bërë nga kompania farmaceutike Britanike-Suedeze, për njerëzit e moshës 18 deri në 64 vjeç”, shkruan “The Guardian”, përcjell albinfo.ch.
Në të gjitha aspektet e tjera, Komiteti këshillimor gjerman tha se vaksina AstraZeneca ishte po aq “e përshtatshme” sa ato të prodhuara nga Pfizer / BioNTech dhe Moderna.
Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë, Jens Spahn, kishte treguar më herët se ai po konsideronte rregullimin e listës prioritare për vaksinën AstraZeneca, duke filluar me njerëz të rinj me kushte para-ekzistuese ose personel mjekësor sesa me njerëz të moshuar.
Këtë javë, një zëdhënës nga Universiteti i Oksfordit, i cili zhvilloi vaksinën, tha se provat klinike treguan përgjigje të ngjashme imune në të rriturit më të rinj dhe të moshuar, një profil të mirë sigurie dhe efikasitet të lartë te të rinjtë. Ndërsa, kishte më pak të dhëna nga të rriturit e moshuar të përfshirë në prova, ekipi thotë se shifrat e hershme ishin premtuese.
“Të dhënat paraprake të efikasitetit në të rriturit e moshuar mbështesin rëndësinë e kësaj vaksine për përdorim në këtë popullatë”, thanë ata, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit Këtë vit, të huajve u lejohet të vizitojnë përsëri Badi Pruntrut - por ata paguajnë dyfishin... -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë”












