Lajme
BE-ja synon të vaksinojë 70% të të rriturve deri në fund të verës
Në konferencën e fundit, shefja e Bashkimit Evropian (BE), Ursula von der Leyen, ka shprehur synimin e unionit për të vaksinuar 70% e të rriturve deri në fund të verës.
Deklarata vjen pas polemikave mbi vonesën e vaksinave nga kompanitë përkatëse.
Sipas saj, BE-ja ka bërë përparim në procesin e vaksinimit.
Ajo sqaroi dhe termin se “vera” do të thotë koha midis qershorit dhe fundit të gushtit.
Gjatë deklaratës së saj në televizionin gjerman ZDF, ajo nuk iu përgjigj pyetjes për disnivelin e vaksinimit mes BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.
“Unë mendoj se e vetmja garë në të cilën jemi është ajo me virusin dhe kohën”, tha ajo.
Von der Leyen pranoi se shkurti dhe marsi do të jenë muaj “të vështirë”.
Vërejtjet e Von der Leyen erdhën pas bisedimeve midis shefit të Komisionit të BE-së dhe kompanive të vaksinimit.
Gjatë bisedimeve AstraZeneca ra dakord të furnizojë me 9 milionë doza BE-në gjatë tremujorit të parë.
Von der Leyen e vlerësoi lëvizjen si një “hap përpara”, duke shtuar se kompania “do të zgjerojë gjithashtu kapacitetin e saj prodhues në Evropë”.
Sidoqoftë, edhe synimi i ri i dorëzimit prej 40 milionë dozash deri në fund të marsit është ende vetëm gjysma e premtimit origjinal të kompanisë. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës Podiumi i parë i Botërorit për 22-vjeçarin Alban Elezi Cannaferina... -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026 -
Toronto
Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi -
Greqi
Denik Prizreni përfaqëson Kosovën në Festivalin Ndërkulturor 2026 në Athinë
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Debati mbi menutë vegane për nxënësit e shkollave Parlamenti i qytetit të Cyrihut po shqyrton mundësinë e ofrimit të ushqimeve vegane për nxënësit e... -
Katër shtetas zviceranë mbështetës të ISIS-it në kampe në Siri -
Këshilli Federal dëshiron mbrojtje më të mirë për komunitetin LGBTQIA+ -
Gjeneva paralajmëron për rritjen e pasigurisë -
Vonesa në pagesën e përfitimeve të papunësisë në Zvicër













