Kosova
Erdhi nga Zvicra, por nuk arriti të votojë
Çifti nga Zvicra dhe rruga që e nisën për në Kosovë me shpresën se do të arrijnë të votojnë
Të shtunën rreth orës 12 të mesditës arritën në Aeroportin e Prishtinës. U nisën nga Gjeneva me shpresë se këtë herë do ta gjejnë emrin e tyre në listat e votuesve të qytetit të Vushtrrisë.
Se kanë ardhur ekskluzivisht për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Republikës së Kosovës, Skënder dhe Lutfije Mehmeti i treguan albinfo.ch dje, më 13 shkurt në ANP. “Unë me të shoqen kemi ardhur, kësaj iu ka mundësuar me votuar, ndërsa mua jo. Më është mohuar e drejta me votuar, s’kam mundur të votoj me postë, nuk e kam gjetur emrin në listë. Jam ankuar në KQZ, dy herë i kam dërguar email, të gjitha dokumentet që më i kanë kërkuar ja kam dërguar, kurrë përgjigje s’kanë dhanë”, kështu deklaroi Skënder Mehmeti me të mbërritur në Aeroportin e Prishtinës.

E, për për të dokumentuar rrjedhën ngjarjes së kësaj familje, ekipi i albinfo.ch i përcjelli ata edhe sot në qendrën e votimit “Naim Frashëri” në qytetin e Vushtrrisë.
Pasi hyrën në qendrën e votimit e vetmja nga familja që e gjeti emrin në listë ishte Lutfije Mehmeti, bashkëshortja e Skënder Mehmetit. Pasi hodhi votën e saj, ajo deklaroi se nuk është hera e parë që po vjen për të votuar në Kosovë. “Është hera e tretë që vij në Kosovë për të votuar në zgjedhje, emri im është aty, por jo edhe i bashkëshortit”, u shpreh Lutfije Mehmeti për albinfo.ch.
Ndërsa, Skënder Mehmeti tregoi se si rrodhi ngjarja për të. “Sot dola me votuar, këtu në qendrën e votimit në shkollën fillore “Naim Frashëri”, në Vushtrri. Edhe pse më është mohuar nga KQZ-ja me votuar me postë jashtë vendit, edhe pse u ankova në PZAP, ankesa u refuzua. Vendosa me ardhur në Kosovë, të provoj të votoj direkt, nuk mu lejua sepse as nuk jam në listën e votimeve dhe as nuk kam dokument të Kosovës për momentin, pasi që kam bërë kërkesën për këtë shumë më pare, por nuk jam pajisur me të ende”, rrëfeu ai për albinfo.ch.

Djali i tij kishte votuar me postë. “Unë kisha situatë të ngjashme me babanë tim, nuk kam dokument të Kosovës, vetëm të UNMIK-ut dhe Zvicrës, kështu që e kam ditë se me afat nuk kam gjasa me marrë dokument apo letërnjoftim zyrtar të Kosovës dhe kam vendosur të votoj përmes postës. Do të thotë i kemi dërguar së bashku dosjet me babanë, mua më është pranuar, ndërsa babait jo, dhe nuk ka pas ndonjë arsyetim për këtë”, u shpreh Liridon Mehmeti për albinfo.ch.
Me gjithë problemet që iu shfaqën gjatë rrugës së tyre për të votuar, familja Mehmeti u shpreh optimiste për të ardhmen e Kosovës. “Mendoj se votat e diasporës kanë me pas një rol jashtëzakonisht të madh. Megjithatë nuk presim ndonjë ndryshim të madh apo ndonjë mrekulli”, përfundoi Skënder Mehmeti.


Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro
Jeta në Zvicër
-
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga Një kërkim në shkallë të gjerë ndaj tij deri më tani ka qenë i pasuksesshëm... -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Qindra akademikë në Zvicër janë mobilizuar kundër një marrëveshjeje akademike me Izraelin -
Crans-Montana: Përgjegjësitë mund të arrijnë deri te kantoni











