Kosova
Reagimi i Mustafës dhe Hotit për rezultatet e zgjedhjeve
Kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti, ka marr përgjegjësinë për humbjen e thellë të LDK-së
Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar për rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se LDK e pranon rezultatin aktual dhe se në ditët në vijim kjo parti do të bëjë analizë më të detajuar.
“Në ditët në vijim, do të bëjmë një analizë të thellë të zgjedhjeve. Hoti ka bërë një punë të shkëlqyeshme si Kryeministër por edhe gjatë fushatës. Çfarëdo të jetë, LDK e respekton rezultatin e zgjedhjeve”, tha ai.
Më tej theksoi se pas analizës do të bëhen ndryshime në LDK.
“Ne do të bëjmë ndryshimet e nevojshme dhe LDK do të punojë shumë që të rikthehet dhe ta sendërtojë vizionin e saj rugovian për vendin”, tha Mustafa.
Kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti, ka marr përgjegjësinë për humbjen e thellë të LDK-së.
“Para jush dua të them se e marrë përgjegjësinë e plotë për rezultatet dhe do të diskutojë me organet e partisë. Unë pres që KQZ sa më parë të përmbyllë procesin e numërimit të votave. Unë jam gjithmonë mirënjohjes për mundësinë që më është dhënë nga LDK-ja dhe dëshiroj që të shpreh që do të jemi mbrojtës të interesit të shtetit si opozitë konstruktive”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë Qeveria zvicerane dhe grupet ekonomike janë shprehur kundër iniciativës, duke thënë se vendi ka nevojë për... -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane














